Policia Rrugore: Shmangni qarkullimin brenda Vlorës

Vlora

Policia Rrugore: Shmangni qarkullimin brenda Vlorës

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:04
Ilustrim

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS, për shkak të fluksit të mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe fluksit brenda qytetit të Vlorës, të cilët qarkullojnë për në drejtim të Himarës.

Njoftimi:

Në një deklaratë për mediat, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qëndrojnë në radhë ku ka fluks apo lëvizje të ngadalta si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, të mos qarkullojnë me shpejtësi pasi në çdo aks rrugor ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore që monitorojnë me kamera  qarkullimin.

Policia Rrugore fton gjithashtu qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor duke ju garantuar reagim të menjëhershëm të patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat