Kërcënoi me thikë dhe dhunoi fizikisht nipin, arrestohet 59-vjeçari

Vlora

Kërcënoi me thikë dhe dhunoi fizikisht nipin, arrestohet 59-vjeçari

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një 59-vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi kërcënoi nipin e tij. Bëhet e ditur se në pranga është vënë 59-vjeçari me iniciale G. B., pasi dhunoi fizikisht dhe kërcënoi me mjet prerës nipin.

Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator.

NJOFTIMI

Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij vihet në pranga 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi në datë 24.09.2021, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat