Në Vlorë për 4 ditë u vaksinuan vetëm 11 studentë

Vlora

Në Vlorë për 4 ditë u vaksinuan vetëm 11 studentë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Java e vaksinimit masiv kundër covid, të studentëve pranë universiteteve përkatëse duket se është shumë larg pritshmërive dhe qëllimit për të cilin u zhvillua.

Katër ditë nga nisja e kësaj fushate dhe vetëm tre ditë nga nisja e viti akademik, në Universitetin e Vlorës janë paraqitur për të marrë vaksinë një numër mjaft i vogël i studentëve, që krahasuar me numrin total të studentëve të këtij universiteti, nuk arrin as të përllogaritet në përqindje.

Ndërkohë vetë studentët kanë mendime pro dhe kundër marrjes së vaksinës.

Sipas udhëzimit të deritanishëm të Ministrisë së Arsimit, nga data 17 tetor, në auditorët e universiteteve në të gjithë vendin nuk do të lejohen të futen vetëm studentët që paraqesin certifikatën ose kartën e vaksinimit anticovid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat