Falsifikuan dokumentat, jepet masa e sigurisë për ish-Drejtorin në Vlorë

Vlora

Falsifikuan dokumentat, jepet masa e sigurisë për ish-Drejtorin në Vlorë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:31
Bardhyl Gjika 

Ka nisur seanca gjyqesore kete te diel per ish-Drejtorin e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika dhe dy te arrestuarit e tjere per falsifikim dokumentash.

Bardhyl Gjika, Kreshnik Mino (Specialist i zyres per Mbrojtjen e Tokes), dhe Spiro Duni (Perfituesi nga falsifikimi i dokumentave) jane 3 të arrestuarit për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në Këshillin e Qarkut Vlorë, te cilet pritet të mësojnë masën e sigurisë diten e sotme.

2 punonjësit e Qarkut, Gjika dhe Mino, si dhe shtetasi tjetër Duni, dyshohet se kanë falsifikuar dokumenta  pronësie të një toke në Dhërmi.

3 të arrestuarit ndodhen në gjykatë. Pritet vendimi i masës së sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg. Çështja gjykohet nga gjyqtari Enkel Peza.

Pak dite me pare, Zyra e Tokes ra pre e grabitesve, sipas deklarates se bere nga Bardhyl Gjika, por medsa duket nga hetimet e metejshme, ka rezultuar se kjo skeme ishte hartuar nga persona brenda institucionit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat