Atentat në Vlorë! Si ndodhi ngjarja

Vlora

Atentat në Vlorë! Si ndodhi ngjarja

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 16:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një atentat me eksploziv ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë në zonën e Lungomares.

Shënjestra e atentatit ishte Indrit Sadedini, 33 vjeç, i cili mësohet se është plagosur rëndë.

Sadedini dyshohet se ka qënë duke kaluar poshtë pallatit të tij dhe në momentin që ka kaluar pranë një trotuari aty ka shpërthyer lënda plasëse tip tritol.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet 33-vjeçari i shtrirë përtokë, ndërsa policia ka rrethuar zonën e ngjarjes.

33-vjeçari çshtë shoqëruar për në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Indrit Sadedinit edhe para katër vitesh i është vënë një sasi tjeter lënde plasese më makinën e tij, por e pikasi në kohë dhe u hoq nga forcat xhenjerë.

Ndërkohë policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Babicës, e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak.

Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen “10 Korriku”, jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat