Atentati me tritol në Vlorë, zbardhet si autori i maskuar e vendosi tritolin në vendin e krimit

Vlora

Atentati me tritol në Vlorë, zbardhet si autori i maskuar e vendosi tritolin në vendin e krimit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 10:27
Vlorë

Detaje të reja janë zbardhur një ditë pas atentatit me tritol në Vlorë, ku mbeti i plagosur 34-vjeçari, Indrit Sabedini.

Mësohet se kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë të cilat janë sekuestruar nga policia kanë vrenjtur se rreth 15 minuta para se të ndodhte shpërthimi një person me kapuç në kokë ka kaluar aty pranë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që te mos binte në sy.

Më pas ai është  larguar i qetë në këmbë, ndërkohë qe Sadedini ka dalë nga garazhi dhe kur ka kaluar afër lënda plasëse ka shpërthyer duke i dëmtuar këmbët.

Sadedini pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve. Nga ana tjetër policia është duke bërë të gjitha veprimet e duhura për të zbardhur këtëe ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat