Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, policia jep detajet

Vlora

Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, policia jep detajet

Më: 2 janar 2022 Në ora: 22:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë tip Volkswagen ka marrë flakë sot ne orët e mbrëmjes në lagjen Karabash të Vlorës.

Banorët që kanë parë tymin që po dilte nga makina kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit të cilët bënë te mundur fikjen e zjarrit.

Policia njofton se makina ishte në pronësi të shtetasit me iniciale G.C, dhe mjeti ishte i parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat