Thyen xhamin në derën e spitalit të Vlorës, procedohet 50 vjeçari

Vlora

Thyen xhamin në derën e spitalit të Vlorës, procedohet 50 vjeçari

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 12:54
Ilustrim

Një 50 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Vlorës pasi akuzohet për shkatërrim prone.

Policia e Vlorës bën me dije se shtetasi me iniciale I. P., 50 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, ka thyer një xham në derën e Spitalit Rajonal Vlorë.

Njoftimi:

“Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Shkatërrimi pronës”, shtetasi I. P., 50 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, sepse ka thyer një xham në derën e Spitalit Rajonal Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat