​Temperaturat e larta shkaktojnë vatra zjarresh në rrethin e Vlorës

Vlora

​Temperaturat e larta shkaktojnë vatra zjarresh në rrethin e Vlorës

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë krijuar vatra zjarresh në rrethin e Vlorës.

Para pak çastesh një zjarr ka rënë në një arë të mbjellë me grurë në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë, ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Vlorës të shuajnë flakët të cilat mund të përhapeshin edhe në zona të tjera me grurë.

Po ashtu edhe në fshatin Çeprat të bashkisë së Selenicës zjarret janë shfaqur mesditën e sotme në parcela me grurë por edhe ne pemë ullishte kryesisht.

Zjarrfikësit ndodhen në terren.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat