Vlora pa plazhe publike, 184 me pagesë dhe vetëm 2 falas

Vlora

Vlora pa plazhe publike, 184 me pagesë dhe vetëm 2 falas

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 16:04
Vlora pa plazhe publik

Në Vlorë këtë verë është e vështirë të gjesh një copë plazh ku mund të vendosësh cadrën tende dhe të qendrosh pa pagesë. Në të gjithë vijën bregdetare rezultojnë vetëm dy plazhe publike dhe 184 me pagesë.

Në Vlorë këtë vit janë 184 plazhe private dhe vetëm 2 publike  ku mund të ngulësh çadrën dhe të pushosh pa paguar para.

"Kanë zaptuar të gjithë plazhin."

"Vetëm kjo dhe ajo u zu nga privati. Kjo pjesa këtu është akoma nuk është zënë."

Më së shumti janë zënë nga privatët," thonë ata.

Por si në plazhin e Vjetër ashtu tek zona e ish Akademinë së Marinës, pushuesit përballen me të njejtin fenomen.

"I kanë zënë të gjitha, kanë lënë vetëm këtë këtu, 5 metra afër kanalit," thotë një pushues.

Mungesa e banjove publike dhe problemet më pastrimin, janë hall më vete në bregdetin e Vlorës.

Për mungesën e shërbimeve akuzojnë direkt bashkinë.

"Bukuri e madhe është nga natyra, po nga njerëzit jo. Nuk dimë ta mbajmë ambjentin pastër. I hedhim plehrat dhe i lëmë aty. Plazh që nuk ka asnjë vend publik. Nuk ka një çezmë, një banjo nuk quhet plazh," thonë ata.

Sipas rregullores së ministrisë së Turizmit, 20 % e hapësirës së plazhit duhet të jetë e lirë për pushuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat