Përplasi me gomone çiftin e pushuesve në bregdetin e Jalës, 37-vjeçari vihet në arrest shtëpiak

Vlora

Përplasi me gomone çiftin e pushuesve në bregdetin e Jalës, 37-vjeçari vihet në arrest shtëpiak

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë ndaj Gjergji Priftulit, shtetasit që goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës.

Gjykata ka caktuar “Arrest në shtëpi” ndaj 37 vjeçarit. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Hektor Sinanaj, ndërsa prokurore Erida Visoci.

37-vjeçari Gjergji Priftuli u arrestua nga policia më 17 korrik, një ditë pasi gomonia, të cilën ai drejtonte, përplasi çiftin e të rinjve Agustin Sefa dhe të fejuarën e tij, Era Gj, teksa ndodheshin duke pushuar në shezlong në bregun e Jalës.

Priftuli nuk ka qenë fare në gomone, në momentin kur ajo është përplasur me shezlongun e dy të rinjve. Ai është rrëzuar gjatë xhirove në det, por, sipas rregullit, drejtuesit e gomones duhet të mbajnë një spango (mjet specifik) i vendosur në dorë dhe i lidhur me çelësin e gomones. Në momentin që drejtuesi bie në det, tërhiqet dhe çelësi dhe fiket gomonia.

Ky rregull nuk ishte zbatuar nga Gjergji Priftuli dhe pas rënies së tij në det, gomonia vazhdoi ecjen me shpejtësi, duke u përplasur me shezlongun në breg ku po pushonte çifti. 31-vjeçari Agustin Sefa ndodhet në gjendje kritike për jetën, ku ka bërë dy operacione në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtuar organet e brendshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat