Blindohet Vlora, FNSH për “gjah” në gjurmët e “të fortëve”

Vlora

Blindohet Vlora, FNSH për “gjah” në gjurmët e “të fortëve”

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 21:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Vlorës dhe FNSH kanë “blinduar” orët e fundit qytetin bregdetar.

Burime për ABC bëjnë të ditur se janë ngritur disa pika postblloku në hyrje dhe në dalje të qytetit. Kryesisht vëmendja është përqëndruar në Babicë, “Bishti i Kalldrëmit” dhe në brendësi të qytetit.

Përforcimi i masave, vjen në kuadër të aksioneve për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe për ata që lëvizin me armë.

Deri më tani nuk ka detaje nëse policia ka ndaluar ndonjë person problematik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat