Aksident në Vlorë, 30-vjeçari përplas me motomjet këmbësoren e moshuar

Vlora

Aksident në Vlorë, 30-vjeçari përplas me motomjet këmbësoren e moshuar

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuare ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kapelja”  ku 30-vjeçari A. M, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësoren V. H., rreth 63 vjeçe.

Aktualisht ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat