Flakë dhe tym i zi, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të digjet që prej mëngjesit

Vlora

Flakë dhe tym i zi, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të digjet që prej mëngjesit

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 10:54
Vlore

Prej mëngjesit të sotëm fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës vazhdon të digjet. Gazetari i ABC News, Enton Nikaj raporton se puna e zjarrfikësve është vështirësuar ndjeshëm pasi era e fortë po ndikon në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Aktualisht nga zjarri nuk rrezikohet asnjë banesë, por tymi i emetuar nga djegia e mbeturinave është shqetësues për banorët, të cilët jetojnë në zonat përreth.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News shihet se “pirgje” të mëdha mbeturinave ndodhen nën pushtetin e flakëve, ndërkohë era e fortë po pengon punën normale të zjarrfikësve.

Aktualisht nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë autoritete lokale kanë nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat