Berisha prezanton kandidatin e tij për Vlorën

Vlora

Berisha prezanton kandidatin e tij për Vlorën

Më: 17 mars 2023 Në ora: 20:16
Sali Berisha

Ish-kryemistri Sali Berisha pasditen e sotme ku ka prezantuar kandidatin e tij për zgjedhjet e 14 majit për Vlorën, Hysni Sharra.

“Sot Vlora dhe Shqipëria kanë nevojë më shumë se kurrë për t’i dalë Zot. Kam ardhur sot tek ju me bindjen më të thellë se të gjithë ne, me një brengë të thellë shohim sesi Vlora pakësohet çdo ditë para syve tanë.

Sesi Vlora, kjo mrekulli e natyrës, trevë e njerëzve të fortë, trima, braktiset çdo javë nga banorët e saj.

Po këtë fat ka Shqipëria! Në 8 vite, 40% e vlonjatëve janë larguar, 35% e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Po vazhduam kështu, çfarë do mbetet në vitet e ardhshme? Cila do jetë përgjegjësia jonë?

Çfarë ndodhi sot? A jemi të varfër si ’92? Jo, jemi shumë larg. Sot kemi një varfëri në shtim, që tremb, që rritet”, tha Berisha ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat