Theu arrestin e shtëpisë për të shitur kanabis, në pranga 39-vjeçari në Vlorë

Vlora

Theu arrestin e shtëpisë për të shitur kanabis, në pranga 39-vjeçari në Vlorë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 39-vjeçar në Vlorë ka thyer arrestin në shtëpi për të shitur kanabis.

Policia njofton se 39-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërsa më herët i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, për shkak të një aksidenti.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, duke dalë jashtë banesës së tij, me qëllim shitjes e dozave të lëndës narkotike”, njofton policia.     

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat