Atentati me 6 plumba që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, dalin pamjet e rënda

Vlora

Atentati me 6 plumba që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, dalin pamjet e rënda

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 22:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Dalan Alliaj, 36 vjeç, është i riu që u vra më armë zjarri mbrëmjen e sotme në Gjorm të Selenicës.

Policia bën me dije se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete, e më pas është transportuar në spitalin e Vlorës, por për fat të keq është konfirmuar i vdekur.

Mësohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba.

Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa thuhet se i riu nga Levani kishte shkuar në Gjorm, te djali i xhaxhait të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat