​Kapen dy persona për thyerjen e banesës në Vorë

Vlora

​Kapen dy persona për thyerjen e banesës në Vorë

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Numër 7 në Tiranë finalizuan operacionin “Walkers”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit J. S.(38), banues në Gërdec dhe J. D. (19), banues në Karpen.

Ata u kapën pak orë pas vjedhjes së kryer në orët e para të mëngjesit të datës 4 nëntor, në një banesë në Sakos, Vorë, të rreth 100 litrave naftë dhe pajisjeve të tjera, raporton KosovaPress.

Hetime tregojnë se 38-vjeçari i arrestuar ishte aktualisht në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg, mbi dyshime se më 10 korrik, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin D. S., të arrestuar nga policia, vodhën pajisje dhe sende në një magazinë në autostradën “Mamurras–Tiranë”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer shtetasit J. S. dhe J. D.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat