Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Vlorë

Vlora

Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Vlorë

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 18:24
Shpërndarja e bazës materiale në Vlorë

Rreth 173 mijë qytetarë vlonjat do t’i drejtohen nesër kutive të votimit në Vlorë, ku do të mbahen zgjedhjet lokale për drejtuesin e bashkisë.

Në Vlorë po shkon drejt përfundimit procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në katër KZAZ-të e qytetit.

Materialet janë marrë nga anëtarët e qendrave të numërimit dhe po përgatiten për ditën e nesërme të votimit.

Procesi po zhvillohet në mënyrë të rregullt, nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të KZAZ-ve dhe të forcave të rendit, duke garantuar mbarëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat