Aksident zinxhir në Vlorë, përplasen pesë automjete/ Nuk raportohet për të lënduar

Vlora

Aksident zinxhir në Vlorë, përplasen pesë automjete/ Nuk raportohet për të lënduar

Më: 13 janar 2026 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat