Arrihet akordi me bashkinë, punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë rikthen në punë pas protestës 2-ditore

Vlora

Arrihet akordi me bashkinë, punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë rikthen në punë pas protestës 2-ditore

Më: 14 janar 2026 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Pas protestës dyditore në dyert e Bashkisë së Vlorës dhe të Prefekturës së Qarkut, punonjësit e sektorit të gjelbërimit janë rikthyer në punë.

Ata tregojnë se gjatë së martës kanë pasur një takim me nënkryetaren e Bashkisë së Vlorës, ku kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe kanë arritur një dakordësi.

Sipas punonjësve, dakordësia ka të bëjë me faktin se do të vazhdojnë të kryejnë vetëm punët e gjelbërimit, si dhe pastrimin e zonave përreth hapësirave të gjelbra, por jo pastrimin e trotuareve dhe rrugëve të qytetit.

Ata shpresojnë që kjo dakordësi të zbatohet me përpikëri.

Sektori i gjelbërimit në qytet i rikthehet tashmë normalitetit. Punonjësit e këtij sektori kanë nisur këtë të mërkurë punën për përkujdesjen e hapësirave të gjelbëruara në rrugën e Unazës së Madhe, në zonën e centralës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat