Aksident i frikshëm në Vlorë, kamioni përfundon në zonën e plazhit

Vlora

Aksident i frikshëm në Vlorë, kamioni përfundon në zonën e plazhit

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 11:55
Foto nga vendngjarja

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë ose një defekti në sistemin e frenimit.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i kamionit është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë qytetarë të shumtë treguan se aksidenti ishte i frikshëm. Sipas tyre, nëse e njëjta gjë do të kishte ndodhur në stinën e verës ku plazhi është i mbipopulluar do ishte shkaktuar një tragjedi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat