Operacion policor në Vlorë, pesë të ndaluar me armë pa leje

Vlora

Operacion policor në Vlorë, pesë të ndaluar me armë pa leje

Më: 8 qershor 2026 Në ora: 20:44
Fotoilustrim

Një operacion policor është duke u zhvilluar në Vlorë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Abcnews.al ka bërë të ditur se deri tani janë arrestuar disa persona.

Ndërsa kontrollet janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Vlorës, por edhe në fshatrat përgjatë Lumit të Vlorës.

Sipas burimeve të po të njëjtës media nga policia, deri në këto momente janë ndaluar pesë persona, të cilëve u janë gjetur armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat