Deklaratë e dhimbshme e Majlinda Kelmendit

Xhudo

Deklaratë e dhimbshme e Majlinda Kelmendit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 15:44
Deklaratë e hidhur e Majlinda Kelmendit

Krenaria e kombit shqiptar, kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi, është paksa e mërzitur, sepse e përcollën disa lëndime gjatë këtij viti. “Viti 2018 do të mbetet për një kohë të gjatë si viti më i hidhur për mua!

I kam pasur tri intervenime këtë vit dhe kam qenë jashtë tatamit për hiq me pak se 14 muaj, nuk kam pas mundësi të marr pjesë as në Kampionat Evropian as në Kampionat Botëror dhe realisht mund të them që nuk kam pas shumë momente të lumtura këtë vit. Shpresoj që viti i ardhshëm të jetë më i mbarë!”, tha Majlinda për gazetën kombëtare "Bota sot". Majlinda përgatitet që jetë e fuqishme në vitin 2019 dhe të bëhet gati për Lojërat Olimpike - 'Tokyo 2020'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat