Presidenti i Shqipërisë takohet me Majlinda Kelmendin dhe xhudistët e Kosovës - Bota Sot
Presidenti i Shqipërisë takohet me Majlinda Kelmendin dhe xhudistët e Kosovës

Xhudo

Presidenti i Shqipërisë takohet me Majlinda Kelmendin dhe xhudistët e Kosovës

Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:25
Presidenti i Shqipërisë takohet me Majlinda Kelmendin dhe xhudistët e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur xhudistët e Kosovës, të cilët janë treguar të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook Meta ka thënë se Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Image

"Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë.
I'u urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës. Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë", shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...