Majlinda la pa fjalë botën, për pak sekonda fiton në finale

Xhudo

Majlinda la pa fjalë botën, për pak sekonda fiton në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:40
Majlinda Kelmendi

(E plotësuar) - Majlinda e nisi me vrull përballjen me izraeliten, Gili Cohen, ku u tregua shumë e fortë qysh në sekondat e para, duke avancuar. Majlinda për pak sekonda e shkatërron rivalen dhe fiton me ippon. 

Ballafaqimi mes Majlinda Kelmendit dhe Andreea Chitu në kohën e rregullt përfundoi pa fitues, ndërsa pas vazhdimeve krenaria jonë shkëlqeu dhe me ippon ngadhënjeu.   Krenaria e kombit shqiptar në finale ndeshet me Gili Cohen nga Izraeli. 

Majlinda vazhdon rrugëtimin fuqishëm drejt finales sl madhe, e cila e mposht edhe zviceranen Fabienne Kocher. Krenaria jonë fiton me ippon. Majlinda kualifikohet në gjysmëfinale. Kampionia olimpike takohet me Andreea Chitu nga Rumania.

Krenaria e kombit shqiptar, kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi (-52 kg), e fillon me fitore garën e parë për vitin 2019 në Grand Prix të Tel Avivit të Izraelit.

Ajo triumfoi në përballje me gjeorgjianen Tetiana Geolevytska-Shukvani dhe vazhdon rrugëtimin drejt finales së parë për edicionin e ri. Majlinda fiton me ippon. Kelmendi tanin sfidohet nga zvicerania Fabienne Kocher.

Po ashtu synon pikë të reja olimpike dhe faktikisht edhe të artën në këtë garë prestigjioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat