Erza Muminoviq del e 7-ta në Evropë për U18

Xhudo

Erza Muminoviq del e 7-ta në Evropë për U18

Më: 10 mars 2019 Në ora: 11:45
Erza Muminoviq

Erza Muminoviq (-48kg) është ndeshur në Kupën Evropiane në Zagreb të Kroacisë, fitoi 3 ndeshje dhe humbi 2.

Erza në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe 3 denime për Ippon, Hungarezen Lilla Hegedus.

Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, Sllovenen Diana Sterman.

Ajo në çerekfinale kishte përball Kroaten Viktorija Ana Puljiz, prej të cilës u mposht me 3 denime për Ippon.

Erza vazhdoi të ndeshej në repasazh, ajo mposhti me Wazaari, Italianen Sara Cesseli.

Pas asaj ndeshje ajo humbi me Ippon, kundër Moldaves Liliana Scutari, u radhit e 7-ta në këtë garë.

Arbër Nikqi (-60kg) humbi në ndeshjen e parë kundër Serbit Damir Kajic.

Sot ndeshet Fationa Kasapi (-57kg).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat