Trajneri i Majlinda Kelmendit flet për përmasa shqetësuese

Xhudo

Trajneri i Majlinda Kelmendit flet për përmasa shqetësuese

Nga: K. Goca Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:19
Driton Kuka në mesin e ekipit nacional turk

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, njëherësh  trajner i kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, atë që e mendon edhe e thotë hapur apo siç thonë tek ne: Ta thotë në sy. “Hajde të punojmë pak ma shumë se ka Kosova edhe të mira e pozitivitet e jo të merremi vetëm me lajme negative!
Në Kosovë trendi me këqyrë vetëm anët negative është ka merr përmasa shqetësuese!
Gazetaria të merret edhe me të mirat që ka ky vend e jo vetëm lajme të këqija ,është krijuar në Kosovën tonë një ndjesi që asgjë nuk është mirë ...
Ka shumë të mira këndej e pak të këqija të punojmë që edhe ato pak gjëra negative ti eliminojmë...”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat