Kampionia olimpike gjunjëzohet para Norës! Ja çfarë fiton! - Bota Sot
Kampionia olimpike gjunjëzohet para Norës! Ja çfarë fiton!

Xhudo

Kampionia olimpike gjunjëzohet para Norës! Ja çfarë fiton!

Nga: K. Goca Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:46
Kampionia olimpike gjunjëzohet para Norës! Ja çfarë fiton!

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i lumtur për suksesin e madh të xhudistes së tij, Nora Gjakova (-57 kg), e cila fitoi medaljen e artë në Grand Prix, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Ajo në finale pas vazhdimeve e mposhti kampionen olimpike, brazilianen Rafaela Silva.    
“Kampionja Olimpike Silva gjunjëzohet para Norës!
Nora Gjakova, e artë! Pas disa humbjeve prej saj sot Nora në finale mposhti kampionen olimpike aktuale Brazilianen Silva. Plot katër fitore për medaljen e artë, edhe Gjeorgjia sonte po njoftohet me simbolet tona shtetërore! Herën e fundit 2016 nuk na i lejuan por sot po! Bravo Nora. Ajo fiton 700 pikë olimpike”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...