Finale drithëruese, Akil Gjakova hodhi kokërr shpine rusin, ky i fundit mbetet... - Bota Sot
Finale drithëruese, Akil Gjakova hodhi kokërr shpine rusin, ky i fundit mbetet...

Xhudo

Finale drithëruese, Akil Gjakova hodhi kokërr shpine rusin, ky i fundit mbetet...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:58
Gjakova brilant ndaj kanadezit 

(E plotësuar) - Akil Gjakova i artë, rusi kokulur. Fitore me ippon, në anën tjetër shokon rusin.

Finale e madhe, finale drithëruese, luftë e madhe reprezentuesit të Kosovës, Akil Gjakova (-73 kg) dhe rusit Georgii Elbakiev. Në minutat e parë Gjakova menaxhonte luftën me shumë kujdes.

Ai udhëhoq me 1:0 në minutln e dytë, duke treguar një teknikë të përsosur. Kishin mbetur më shumë se një minutë dhe Akil Gjakova e hodhi kokërr shpine rusin, duke fituar medaljen e artë në garën Grand Prix në Budapest të Hungarisë.

Akil Gjakova (-73 kg) në finale ndeshet me rusin Georgii Elbakiev. Gjakova Akil Gjakova brilant dërromoi japonezin, pastaj në gjymsfinale edhe Khikmatillokv Turaev (Uzbekistani). 

Gjakova në formë, e mposht edhe zviceranin Nils Stump dhe kualifkohet në çerekfinale, ku do të ndeshet me japonezin Masashi Ebinuma.

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova (-73 kg), ishte fenomenal në përballje me kanadezin Constantin Gabun.

Ai tregoi mjeshtri dhe fitoi me ippon, duke u kualifikuar në rrethin e tretë.

Rivali i radhës është Nils Stump nga Zvicra. Gjakova është në formë dhe synon zonën e medaljeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...