Sigurimi shtetëror kinez e ruante edhe në WC garuesin e Kosovës  - Bota Sot
Sigurimi shtetëror kinez e ruante edhe në WC garuesin e Kosovës 

Xhudo

Sigurimi shtetëror kinez e ruante edhe në WC garuesin e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:15
Cena me garuesin kinez

Kina si Kina, si shtet komunist, është aq e mbrapsht sa as mendja e njeriut nuk mund ta përthekonte se çfarë bëri me xhudistin veteran të kombëtares së Kosovës, Anton Cena!

Është jonormale që të pengohet një garues si Anton Cena dhe mos t’i lejohet emri i Kosovës në fanellë në Kampionatin Borëror për veteran që u mbajt në Kinë, dhe aq më rëndë që të thirret nga spikeri oficiel: Anton Cen Serbi. Ky është skandal përtej se skandali. 

Cena ka reaguar ashpër dhe është grindur me fjalë me organizatorët për këtë skandal dhe e ka fshirë me dorën e vet emrin SRB duke shkruar Kosova. Aty përplaset ashpër me sigurimin shtetëror kinez.

E tjetra siç merret vesh, Cena është përcjellur në çdo hap nga sigurimi shtetëror kinez, saqë as në WC nuk ka shkuar vetëm por duke e ruajtur sigurimi kinez! Edhe në WC e kanë ruajtur, kjo nuk do koment!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...