Kështu i presin japonezët Majlinda Kelmendin me kombëtaren e Kosovës

Xhudo

Kështu i presin japonezët Majlinda Kelmendin me kombëtaren e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2019 Në ora: 10:43
Kështu i presin japonezët Majlinda Kelmendin me kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në xhudo zbarkon në Japoni, aty ku do të mbahet Kampionati Botëror nga data 25 gusht e deri me 1 shtator. 

Kosova synon medalje në krye me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, pastaj kampionen evropiane Nora Gjakova, Akil Gjakova, Distria Krasniqi e Loriana Kuka. 

“Sanyo City në Japoni. Pritje e ngrohtë për ekipin tonë!

Arritja në Japoni me ekipin për përgatitje dhe gara në Botërorin më të fortë ndonjëherë!

Një qytet që po ndjehet krenar me prezencën e garuesve tonë
Gara me rëndësi të veçantë edhe për Pikë Olimpike si caku kryesor i ekipit”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat