Sportistja më e mirë shqiptare, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi (-52 kg), i solli edhe një medalje të çmueshme, të artën shtetit të Kosovës.
Xhudistja jonë bëri paraqitje fantastike, sidomos finalja do të mbahet mend një periudhë të gjatë, një luftë nervash e më emocione, plot 8 minuta e 40 sekonda, kur trimëresha jonë me një mjeshtri të rrallë e hodhi në tokë italianen Odette Giuffrida.
Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se u përsërit finalja e Lojërave Olimpike – “Rio 2016”. “Sot këtu në Grand Slamin e Abu Dhabit Majlinda pas pesë luftërash u stolis me medalje të artë duke u përsëritur finalja e Rios kundër italianes Guifrida. Luftë e cila ishte shumë e vështirë tregon edhe fakti se zgjati gati 10 minuta dhe Majlinda edhe kësaj radhe e dëshmoj se është e veçanta e sportit të xhudos”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Majlinda fiton 1000 pikë të reja olimpike, veç se e ka të siguruar pjesëmarrjen në Tokio, apo rikthehet në top formë dhe a ishte gara e fundit e saj për këtë vit dhe Nora Gjakova duket si e pafat sot?
“Majlinda me këtë trend të fitoreve e ka të sigurt normën olimpike, besoj që për këtë vit ka përfunduar me gara duke vazhduar me fillimin e vitit të ardhshëm. Nora sot nuk ishte në formën e saj më të mirë por besoj që garat tjera do të jetë në krye të detyrës”, thotë Kuka.