Krasniqi zgjedhet më e mira në Mastersin e Kinës

Xhudo

Krasniqi zgjedhet më e mira në Mastersin e Kinës

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 12:08
Krasniqi zgjedhet më i miri në Mastersin e Kinës

Distria Krasniqi javën që shkoi bëri që flamuri i Kosovës edhe njëherë të valvitet lartë në xhudo, kësaj here në Kinë.

Xhudistja e Kosovës arriti të fitonte medaljen e artë në Mastersin e xhudos në Qingdao të Kinës, për të mbrojtur titullin e fituar në vitin paraprak.

Medalja e artë Distrias i solli edhe 1800 pikë të tjera olimpike.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos, ka shpallur Ipponin e Distrias në sfidën kundër Narantsetseg Ganbaatar më të mirin në Mastersin e Kinës.

IJF ka përzgjedhur pesë Ipponet më të mirë, dhe ai i Distrias u rendit në vendin e parë.

Insporti raporton se në kategorinë -48 kilogramë, Distria Krasniqi është ngjitur në pozitën e dytë në ranglistën botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat