Loriana Kuka nënshkruan kontratën e re për ngritjen e Bursës Olimpike Tokio 2020

Xhudo

Loriana Kuka nënshkruan kontratën e re për ngritjen e Bursës Olimpike Tokio 2020

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 15:11
Loriana Kuka nënshkruan kontratën e re për ngritjen e Bursës Olimpike Tokio 2020

Loriana Kuka ka nënshkruar kontratën e re me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për Bursën Olimpike Tokio 2020.

Me propozimin e KOK-ut, xhudistes tonë i janë ngritur të ardhurat nga Bursa Olimpike Tokio 2020, prej 150 dollarë në 500 dollarë në muaj.

Ngritja e bursës vjen falë paraqitjeve të mira në vitin 2019. Loriana (-78 kg) ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Tokio 2019, si dhe medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Suksesi nuk i ka munguar as në garat Grand Slam e Grand Prix. Ajo ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020.

Kontrata u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, xhudistja Loriana Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

“Në emër të KOK-ut shprehu kënaqësinë që kemi mundësinë për ta ndërruar kontratën me Loriana Kukën, e cila vjen si rezultat i arritjeve të saj të jashtëzakonshme, prandaj sot në mënyrë solemne po e bëjmë nënshkrimin e kontratës”, deklaroi presidenti Hasani.

Loriana falënderoi KOK-un për mbështetjen e vazhdueshme. “Është kënaqësi e madhe që kemi përkrahje të tillë”, tha ajo.

I pari i FXHK-së, Agron Kuka, theksoi falënderoi presidentin Hasani, KOK-un dhe SO të KON-in që i kanë vlerësuar rezultatet e Lorianës. “Loriana e ka pasur një bursë, por me arritjen e rezultateve kulminante, KOK ka marrë vendim për rritjen e mbështetjes, andaj uroj që Loriana të na gëzojë me rezultate edhe në vitin 2020”, u shpreh Kuka.

Krahas medalistes së bronztë botërore, KOK falë mbështetjes së SO të KON-it ndanë edhe 17 bursa tjera Olimpike Tokio 2020, tri bursa Olimpike Pekin 2022, ndërsa nga fondi i vet u ndaj nga 100 euro në muaj gjashtë Shpresave Olimpike 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat