Distria: Olimpiada po afrohet - Bota Sot
Distria: Olimpiada po afrohet

Xhudo

Distria: Olimpiada po afrohet

Nga: K.G Më: 1 janar 2020 Në ora: 13:11
Distria Krasniqi

Xhudistja Distria Krasniqi (73 kg) ka pasur një vit për merak, ishte në formën më të mirë dhe përveç medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, ajo e përmbylli vitin edhe me të artën në Masters të Kinës.

Edhe Distria kishte një vit interesant. “Këto dy vite të fundit kemi pasur udhëtime të shumta për shkak se ka filluar cikli olimpik. Jam krenare që kam arrit me marr shumë pikë olimpike dhe që aktualisht jam e para në ranglistën olimpike. Po ashtu që kam arrit me marr medalje nëKampionatin Botëror në Tokio”, tha Disi.

Ajo beson se do të jetë në formën më të mirë deri në fillimin e Lojërave Olimpike. “Olimpiada po afrohet dhe unë e ndjejë vetën gati të marr pjesë dhe pse jotë kthehem me medalje”, thotë Distria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat