Edhe një medalje për Kosovën, Nora e madhe

Xhudo

Edhe një medalje për Kosovën, Nora e madhe

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 18:35
Edhe një medalje për Kosovën, Nora e madhe

Xhudistja Nora Gjakova (-57 KG) shkëlqen në repezash duke e mposhtur francezen Leonie Sarah Cysique.

Nora fiton medaljen e bronztë në garën Grand Slam në Paris.

Medalja e dytë brenda një dite për Kosovën, nga një garë  e fortë.

Nora ishte në çdo element dhe fiton me ippon. Ajo menaxhoi luftën për mrekulli duke e dërrmuar rivalen.

Një fitore e madhe, një medalje e madhe, e para nga Parisi. 

"Nora e bronztë!

Medalja e saj e parë në Paris!

Sa krenar jam me nxënësat e mi dhe atë aty në zemër të Francës!
Kosova mbi të gjitha ...", shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat