Kuka: Me ministren diskutuam për rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike - Bota Sot
Kuka: Me ministren diskutuam për rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike

Xhudo

Kuka: Me ministren diskutuam për rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike

Nga: K. G. Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 18:11
Kuka: Me ministren diskutuam për rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, takoi ministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës, ku ka diskutuar për shumë gjëra.

“U takuam me ministren e re te Sportit Vlora Dumoshi e ku prezent ishte edhe Drejtori i Departamentit të sportit Ibër Allaj, ku diskutuam për rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike dhe sfidave që na presin!

Ministrja premtoj angazhim dhe përkrahje sidomos për ekipin Olimpik, diskutuam edhe për çështje tjera drejt avancimit të sportit edhe më tutje. Kryetari i federatës sonë (Agron Kuka) e njoftoi për së afërmi me punën dhe prioritetet e federatës.

Sporti, e sidomos sporti i xhudos tani më janë bë emblema ma e fuqishme e shtetit tonë dhe kjo duam të rritet me suksese edhe në të ardhmen!”, shkroi Kuka në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat