I hap letrat Majlinda Kelmendi, tregon diçka të pazakontë - Bota Sot
I hap letrat Majlinda Kelmendi, tregon diçka të pazakontë

Xhudo

I hap letrat Majlinda Kelmendi, tregon diçka të pazakontë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:09
I hap letrat Majlinda Kelmendi, tregon diçka të pazakontë

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka thënë se është e lumtur me statujën që ia kanë ngritur në Pejë, përderisa e ka pranuar se ajo statujë ishte planifikuar fillimisht të vendosej në Prishtinë, por nuk u vendos nw kryeqytet pasi që Federata e Xhudos nuk mori përgjigje nga Komuna e Prishtinës.

Kampiones së vetme Olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendit, iu përurua në Pejë, në fund të muajit shkurt, shtatorja e saj, e ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, falë sukseseve të saj në arenën globale në këtë sport.

Kjo statujë e xhudistes kosovare është ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, ndërsa për lokacionin e saj ishte diskutuar shumë, pasi që trajneri Driton Kuka ishte ankuar pse Komuna e Prishtinës nuk i ka kthyer përgjigje për ta vendosur atë në kryeqytet.

Edhe Kelmendi e ka pranuar se kjo statujë ishte supozuar të ngrihej në Prishtinë, mirëpo ka thënë se ndoshta do t’i ndërtohet një në kryeqytet në të ardhmen.

“Sigurisht se unë do të isha shumë e lumtur nëse do ta kisha statujën edhe në Prishtinë. Në fillim ishte menduar që statuja të vendosej në Prishtinë, por përderisa Federata s’ka pasur përgjigje prej kryetarit të Prishtinës, atëherë është vendosur në Pejë”, ka thënë Kelmendi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Kur e kam parë se sa shumë janë gëzuar njerëzit në qytet, se sa shumë po e vizitojnë fëmijët në qytet, prapëseprapë jam ndier mirë. Nuk ka shumë problem për mua ku është vendosur statuja, me rëndësi është në Kosovë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat