​Kosova së shpejti me Qendrën Nacionale të Xhudos - Bota Sot
​Kosova së shpejti me Qendrën Nacionale të Xhudos

Xhudo

​Kosova së shpejti me Qendrën Nacionale të Xhudos

Më: 30 prill 2020 Në ora: 16:10
Agron Kuka dhe Vlora Dumoshi

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit “Ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë”.

Projekti do të realizohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm, me një shumë të përgjithshme prej 460 mijë euro, nga të cilat MKRS-ja ndan mbi 300 mijë euro, ndërsa FXHK-ja do të ndajë 160 mijë euro për këtë projekt.

“Kjo qendër do të jetë edhe një vatër për sportistët që do të vijnë në të ardhmen dhe do të jetë edhe një destinacion për vizitorët e huaj që janë të interesuar për suksesin dhe historikun e xhudos në vendin tonë”, tha Dumoshi.

Ndërsa, kryetari Agron Kuka u shpreh se me ndërtimin e këtij objekti, sportistët do të jenë më të inkurajuar për t’i sjellë medalje të reja Kosovës në xhudo, por edhe në nxjerrjen e talenteve të reja në xhudo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat