Driton Kuka i gëzohet fillimit të punimeve në Qendrën Nacionale të Xhudos - Bota Sot
Driton Kuka i gëzohet fillimit të punimeve në Qendrën Nacionale të Xhudos

Xhudo

Driton Kuka i gëzohet fillimit të punimeve në Qendrën Nacionale të Xhudos

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 12:58
Vlora Dumoshi

Driton Kuka i është gëzuar me të madhe fillimit të punimeve në ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Trajneri i suksesshëm i xhudos i ka postuar dy fotografi ku shihet vendosja e gurë themelit të këtij projekti gjigant.

Ai është i bindur se nga kjo palestër e madhe në të ardhmen do të nxirren talentë dhe xhudistë të mëdhenj.

“Për një ditë të mirë. Qendra Nacionale e Xhudos. Në prezencën e Ministres Dumoshi,Kryetarit të KOK Hasani, Kryetarit të Komunes Muhaxheri, Drejtorit Alaj me nikoqir Kryetarin e Federates Agron Kuka por edhe shumë miqve e dashamirëve të sportit dje edhe zyrtarisht u nisën punimet e Qendres Nacionale! Atje përball Grykës së Rugovës në Tabje të Pejes në ambiente të mrekullueshme do kaliten e çelikosen gjeneratat e reja të xhudistëve. Suksese mikut tim Arbêr Grabovci punën si Zv Ministër i sportit që punën e filloj me këtë vizitë!”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat