​Kosova fitoi 4 medalje në Dubrovnik por Driton Kuka nuk është i kënaqur

Xhudo

​Kosova fitoi 4 medalje në Dubrovnik por Driton Kuka nuk është i kënaqur

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 09:21
Driton Kuka

Trajneri i xhudos Driton Kuka, ka analizuar formën e sportistëve të tij në garën e djeshme në Dubrovnik, ku Kosova fitoi 4 medalje, dy të arta e dy të argjendta, megjithatë ai nuk ndihet i kënaqur pasi thotë paraqitja e sportistëve lë shumë për të dëshiruar.

Kuka ka shkruar në Facebook se dje në Dubrovnik u mbajt gara e parë zyrtare pas fillimit të pandemisë, ku Kosova fitoi 4 medalje, dy të arta e dy të argjendta.

Sipas tij, forma e sportistëve gjithmonë pamjet më reale i jep në gara për trajnerin.

“Paraqitja e djeshme e garuesve realisht nga këndi im jep shumë për të dëshiruar. Laura, Flaka e Erza si potencial për medalje serioze për të rritura patën mangësi sidomos sulmet për hudhje. Përformanca e tyre fizike ishte e mirë por teknikisht nuk ishin as për së afërmi nga ajo që duhet të jenë. Medaljet janë gjithmonë sukses por konkurrenca nuk ishte aq e fortë siç është në gara të niveleve ku fitohen pikët Olimpike, as për së afërmi bile”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka theksuar se Nakamura i cili duhet të garojë në 66 kg, mori medaljen e artë dhe tregoi që ka mundësi e potencial por i duhet shumë punë e madhe, pasi përgatitja fizike ishte jo e duhura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat