(E plotësuar) - Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në kategorinë -48 kg në garën prestigjioze Grand Slam në Budapest të Hungarisë.
Ajo dominoi finalen e madhe kundër argjentinases Paula Pareto.
Trimëresha jonë qysh në minutën e parë ka udhëhequr dhe me pas me kujdes e ka menaxhuar luftën, duke dëgjuar edhe këshillat e selektorit Driton Kuka. Për 4 minuta u zhvillua luftë e madhe mes garueses tonë dhe asaj argjentinase.
Distria tregoi klasin e saj në secilin moment, duke fituar medaljen e artë.
Krasniqi e gjunjëzon izraeliten Shira Rishony dhe në finale sfidohet nga argjentinasin Paula Pareto.
Distria Krasniqi në finalen e madhe.
Distria Krasniqi demolon edhe francezen.
Distria Krasniqi (-48 kg) në formën më të mirë, kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slam. Ajo pas vazhdimeve fiton me ippon ndaj francezes Shirine Bouklin
Edhe Flaka Loxha (-57 kg) eliminohet në përballje me kanadazen Jessica Klimkait.
Japonezi Shigeki Nakamura eliminohet në rundin e dytë nga slloveni Adrian Gamboc. Ai luftoi deri në pikën e fundit por nuk i shkoi me sllovenin në kategorinë -66 kg.
Distria Krasniqi në kategorinë -48 kg, shkatërron hungarezen Eva Csernoviczki dhe kualifikohet në rrethin e tretë. Krasniqi tregon luftë të madhe dhe fiton me ippon.
Nora Gjakova (-57 kg), e pafat. Eliminohet nga garat e Grand Slam në rrethin e dytë. Ky është sporti. Ajo pësoi humbje pas vazhdimeve nga francezja Helene Receveaux. Luftë e madhe deri në pikën e fundit, por Nora kësaj radhe nuk e kishte ditën.
Sot filloi gara Grand Slam e xhudos, në Budapest të Hangarusë.
Xhudistja Flaka Loxha në kategorinë -57 kg e fillon me fitore kundër portugezes Wilsa Gomes.
Në rrethin e radhës ajo do të takohet me Jessica Klimkait nga Kanada.
Xhudistet tona synojnë medalje.
Shigeki Nakamura, japonezi që përfaqëson Kosovën, triumfon ndaj Frederik Adebajo Olympio nga Togo, ndërsa në rrethin e dytë do të ndeshet me sllovenin Adrian Gomboc.