​Laura Fazliu fillon me fitore ndaj serbes Anja Obradoviq

Xhudo

​Laura Fazliu fillon me fitore ndaj serbes Anja Obradoviq

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:31
​Laura Fazliu

Ndeshja e parë e xhudistes Laura Fazliut në kategorinë prej -63 kilogramësh ishte ndaj përfaqësueses së Serbisë, Anja Obradoviq, në kuadër të turneut “Grand Slam” për xhudo që po mbahet në Budapest.

Fazliu e hapi llogarinë e fitoreve ndaj Obradoviq ku e mundi serben në raundin e parë kështu duke i shtuar gjasat vetës që të arrijë sa më shumë pikë Olimpike.

Ndeshja e radhës për Fazliun është kundër përfaqësueses së Hungarisë, xhudistes Szofi Ozbas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat