Gjakova mposhtet nga Pelivan, Laura Fazliu eliminohet

Xhudo

Gjakova mposhtet nga Pelivan, Laura Fazliu eliminohet

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:46
Gjakova tregon luftë të madhe në Hungari, ky është rezultati

(E plotësuar) - Akil Gjakova (-73 kg) ka qenë i pafat në rrethin e tretë, mposhtet  nga Petru Pelivan nga Moldavia. 

Në rundin e dytë, hungarezja Szofi Ozbas ka qenë më e mirë pas vazhdimeve se garuesja jonë, Laura Fazliu. Fazliu elimiohet në kategorinë -63 kg nga Grand Slam.

Xhudisti Akil Gjakova triumfoi me rrethin e dytë të garës prestigjioze.

Garuesi i Kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova (-73 kg), tregoi luftë të madhe në rrethin e dytë të Grand Slam në Budapest të Hungarisë, në përballje me Lasha Shavdatuashvili nga Gjeorgjia.

Luftë e madhe mes Gjakovës dhe Shavdatuashvili, fituesi u vendos në kohën shtesë. 

Gjakova luftoi si luan ndaj kundërshtarit, duke e mposhur pas një luftë maratonike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat