Vajza nga Kosova shkatërron serben, e argjendtë në Evropian

Xhudo

Vajza nga Kosova shkatërron serben, e argjendtë në Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 18:57
Laura Fazluiu, vajza nga Kosova shkatërron serben, e argjendtë në Evropian

Edhe një sukses i madh për sportin e Kosovës. 

Xhudistja Laura Fazliu (-63 kg) shkëlqeu në Kampionatin Evropian U-21, që po mbahet në Poreç të Kroacisë. 
Ajo ka treguar luftëra të mëdha dhe me pak fat do të fitonte edhe medaljen e artë. 

Laura e argjendtë në Kampionatin Evropian U-21. Ajo në finale u mposht pas vazhdimeve nga çekja Renata Zachova. Garuesja nga Kosova ka shkatërruar serben Anja Obradoviqin, duke e eliminuar në gjysmëfinale. Obradoviq pëson humbje me ippon dhe që do të mbajë mend gjatë.

“Nënkampione Evropiane! Laura Fazliu 63 kg në Kampionati Evropian U21 në Poreç të Kroacisë.
Kampionati i parë Evropian i mbajtur pas pandemisë dhe sporti me Kanpione Olimpike sporti i xhudos vazhdon traditën 

Kosova mbi të gjitha ...”, ka shkruan Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat