Laura Fazliu po shkëlqen, një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian

Xhudo

Laura Fazliu po shkëlqen, një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian

Nga: K.G. Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:41
Laura Fazliu po shkëlqen, një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian

(E plotësuar) -Laura Fazliu (-63 kg) pas vazhdimeve me ippon e mposhti italianen Maria Centracchio dhe vetëm edhe një fitore e ndan nga medalja e bronztë.

Në luftë për medalje të bronztë ndeshet me Sanne Wermeer nga Holanda.

 Laura Fazliu (-63 kg) bëri luftë të fortë me rusen Daria Davydova, e cila nuk solli fitues në kohën rregullt dhe në kohën shtesë apo në pikën e artë, ngadhënjeu Daria.

Lufta zgjati 6 minuta e 34 sekonda.

Laura tani lufton në repesazh për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian.

Laura Fazliu (-63 kg),  e kreu punën edhe kundër holandezes Juul Franssen dhe kualifikohet në rrethin e tretë të Kampionatit Evropian.

Laura ishte me e mirë dhe po i afrohet zonës së medaljes.

Xhudistja Laura Fazliu fantastike. Ajo e nisi në mënyrën me brilante duke fituar me ippon ndaj gjermanes Dena Pohl.

Laura kualifikohet në rrethin e dytë të Kampionatit Evropian që po mbahet në Portugali.

Ajo ishte shumë e mirë ndaj rivales dhe me pak se dy minuta ia desh që të fitojë.

Laura ka për rivale holandezen Juul Franssen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat