Reagon Driton Kuka pas vendimit që Nora Gjakova e Distria Krasniqi t’i bashkohen Ushtrisë së Shqipërisë

Xhudo

Reagon Driton Kuka pas vendimit që Nora Gjakova e Distria Krasniqi t’i bashkohen Ushtrisë së Shqipërisë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 17:07
Reagon Driton Kuka pas vendimit që Nora Gjakova e Distria Krasniqi t’i bashkohen Ushtrisë së Shqipërisë

Trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, shpreh gëzimin që kampionet olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, do të përfshihen në Forcat e Armatosure Shqiptare.

Ai e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm. 

Lajm i shkelqyeshëm për sportistët Elitar! Mos harroni asnjëher që Sporti bashkon

Vendimi sot nga Qeveria Shqiptare: Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë“

“Përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat