Kuka e Majlinda mahnitin me pamje të re!

Xhudo

Kuka e Majlinda mahnitin me pamje të re!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2017 Në ora: 14:52
Majlinda Kelmendi e Driton Kuka

Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi dhe përzgjedhesi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, mahnitin me një foto të jashtëzakonshme, ku shihen se si e kanë bërë shqiponjën dykrenore. “Ne një ekip i vogël nga Sporti i xhudos, kontribuam që popullit tonë ti dhurojmë kënaqësi me medaljet e fituara në 2016! - Medalja e artë Olimpike Rio. Medalja e artë Evropiane në Rusi Majlinda; Medalja e bronztë Evropiane në Rusi Nora, këto janë për seniorë, kurse Distria Krasniqi Kampione Evropiane U-23,
Akil Gjakova i bronztë në Evropian U-23. Të vetmet Norma Olimpike dy nga Majlinda e Nora per Lojëra Olimpike!
Krenar me nxënësit, më dhuruan të gjitha medaljet e mundshme dhe atë të arta në të gjitha grupmoshat deri te e arta Olimpike!”, shkruan Kuka raporton gazeta kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat