Më fëmijët e kujt u takua Majlinda Kelmendi?

Xhudo

Më fëmijët e kujt u takua Majlinda Kelmendi?

Nga: K.Goca Më: 21 gusht 2017 Në ora: 17:40
Majlinda Kelmendi në mesin e fëmijëve

Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi, është gati për supersfidën e madhe përkatësisht për Kampionatin Botëror, që fillon me 28 gusht e mbaron me 3 shtator në Budapest të Hungarisë.

Ajo së bashku me Nora Gjakovën, Distria Krasniqin dhe Akil Gjakovën, do të jenë në këtë ngjarje të madhe, me synime për medalje sidomos Majlinda pretendon titullin e tretë të botës.  Majlinda bëri një foto atraktive me fëmijët e futbollistit pejan, Fetim Kasapi.  “Sot ishte kënaqësi që fëmijët e mi takuan kampionen e shumëfishtë botërore dhe evropiane”, shkruan Fetimi, përcjell “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat